Të dyja kuvendet e dy shteteve shqip-folëse do të bëhen sërish bashkë në një mbledhje.
Kosova dhe Shqipëria të enjten e javës së ardhshme, pra më 20 dhjetor, do të vazhdojnë atë që e nisën para dy-vitesh, mbledhjen e përbashkët.
Këtë e kanë bërë të ditur fillimisht mysafirët. Andaj, si e tillë u konfirmua edhe nga pala nikoqire e takimit.
Ilir Kërçeli, shef i kabinetit të kryeparlamentarit Glauk Konjufca për Klan Kosovën tha se mbledhja ishte planifikuar të mbahej më herët, por u shtye për shkak të punëve që patën të dy liderët e Shqipërisë dhe Kosovës.
“Po do të mbahet të enjten i pranishëm do të jete edhe kryeministri Edi Rama, kjo ka qenë e planifikuar të mbahet më 28 nëntor por për shkak të agjendave të kryeministrave është kërkuar të shtyhet për në dhjetor”.
“Do të jetë më tepër adresim i fundvitit e po ashtu biseda sa i përket bashkëpunimeve dhe pas saj do të shtohet një drekë”, ka thënë Kërçeli.
Kërçeli tha se agjenda e seancës është në përpilim e sipër. Siç është bërë e ditur, mbledhja do të zhvillohet në sallën e seancave plenare të Kuvendit të Kosovës në ora 11:00.
Ushqimet ideale për një gjumë më të qetë
Lajm i madh për Al-Nassr, rikthehet Cristiano Ronaldo
Parashikimi i motit për të premten
Trajneri i Bosnjës, Sergej Barbarez pritet si ”hero” në qyte...
Dërgimi i FSK-së në Gaza:, Ziv: Të lumtur që Kosova u përfsh...
Punime në rrjet, KEDS tregon ku do të ketë ndërprerje të rry...