Të dielën, pak pas orës 19 është vrarë në banesën e saj në Winterlingen, Landi Baden Wüurttmeberg, një grua 41 vjeçare. I dyshuar për vrasje, është marrë në arrest bashkëshorti i saj 48 vjeçar.
Pas hetimeve të para, prokuroria konstaton se 48 vjeçari ka shtënë me armë zjarri mbi bashkëshorten e tij 41 vjeçare, e cila, nga plagët e marra, ka ndërruar jetë në vendin e ngjarjes, shkruan presseportal.de. Dyshimet janë se bëhet fjalë për një dramë familjare. Vajza 17 vjeçare e çiftit, e cila në ato momente ndodhej në banesë ka pësuar lëndime të lehta.
Bashkëshorti i dyshuar për vrasje, ka nënshtetësi të Serbisë ndërsa e shoqja, nënshtetësi kosovare, transmeton albinfo.ch.
Për sqarimin e detajeve të ngjarjes kërkohet ndërmarrja e hetimeve të gjera kriminale teknike dhe nga fusha e mjekësisë ligjore.
Bashkëshorti i arrestuar si i dyshuar për vrasje, gjatë ditës së sotme do t`i dorëzohet gjyqtarit hetues në Gjykatën kompetente penale.
Për zbardhjen e rrjedhës së vrasjes, Derejtoria e Krimit në Policinë e Rottweil-it ka formuar një grup të veçantë hetues.
Travel and Tour World: Turistët e huaj zgjedhin Parkun Kombë...
Mblidhet KQZ-ja, pritet certifikimi i kandidatëve dhe listës...
Capello për penalltinë e Liverpoolit: Ishte skandaloze, simu...
Moti në Shqipëri me diell në pjesën më të madhe të vendit, v...
Banorët zbulojnë të pathënat për Toneyn dhe Benitën
Demokratët fitojnë zgjedhjet lokale në Miami pas 28 vitesh