Një burrë me origjinë nga Kosova ka qenë tërësisht normal, derisa është shkurorëzuar nga gruaja. Më pas ai ndryshoi krejtësisht, sipas vlerësimit të ish gruas së tij përballë gjykatësit austriak Slawomir Wiaderek në St. Pöltner.
“Jo. Deri në shkurorëzimin tonë ai ishte krejtësisht normal. Pas ndarjes ai ndryshoi krejtësisht,” tha ish gruaja, tani nëna e një fëmije.
“Ai më kërcënoi se do ma kthente jetën në ferr.“ Në SMS ai duhet ti ketë shkruar: „Nëse ti dhe fëmija tim shkoni te ndonjë burrë tjetër, atëherë do të vras ty, fëmijën dhe vetëveten.”
Të enjten shqiptari i Kosovës duhet të përgjigjet përpara Gjykatës për akuzat kërcënim dhe lëndime trupore. Ai është përleshur me grushta në një disko në St.Pöltner edhe me ish kunatin. Aty janë dëgjuar edhe fjalë kërcënuese, por çështja është nëse kjo vlen si provë për Gjykatësin.
Gjykimi përfundimtar do vendoset në 28 qershor, ku ka edhe materiale të incizuara të përleshjes mes të pandehurve. Nëna kërkon vetëm “qetësinë” e saj dhe që ai të qëndrojë larg asaj dhe fëmijës. Gjykatësi Wiaderek e pranoi kërkesën e një ndalimi kontakti mes tyre.
Plagoset një person në Mitrovicë
Deputeti kanadez uron 18-vjetorin e Pavarësisë së Kosovës
14 persona arrestohen dhe më pas lirohen në Gjilan për falsi...
Vetaksident fatal në rrugën Prishtinë–Pejë, humb jetën një s...
Macron: Pushtimi i Ukrainës ka dobësuar Rusinë dhe fuqizuar ...
49 aksidente trafiku në 24 orët e fundit në Kosovë, një me f...