Një 28-vjeçar nga Istogu, është arrestuar gjatë kësaj jave në Aeroportin e Frankfurtit në Gjermani, për dyshime se ka qenë pjesëtar i organizatës terroriste ISIS.
Kosovari F.F. (1988), siç merr vesh Gazeta Express, të mërkurën është dëbuar për në Kosovë nga autoritetet gjermane, për t’iu dorëzuar Policisë së Kosovës.
I njëjti në Gjermani ka qëndruar me leje qëndrimi të vulosur në pasaportën e tij të Kosovës.
Gazeta Express ka kontaktuar me Policinë e Kosovës për të marrë konfirmim për rastin në fjalë, por ata kanë dhënë një përgjigje të përgjithshme në të cilën flasin për bashkëpunimin e tyre me policitë e huaja, duke mos konfirmuar drejtpërdrejt asgjë për rastin në fjalë.
“Policia e Kosovës ka bashkëpunim të ndërsjellë me policitë e shteteve të rajonit dhe më gjerë, në të mirë të sigurisë së përgjithshme të qytetarëve dhe vendeve respektive. Konkretisht, Policia e Kosovës, edhe për rastin në fjalë ka komunikim dhe bashkëpunim me policinë kompetente”, thuhet në përgjigjen e Policisë.
Zyrtare: Malisheva ndanë rrugët me trajnerin Elon Berisha
Negociatat SHBA-Iran në Islamabad vazhdojnë, Witkoff dhe Kus...
Kurti kujton masakrën në Lubizhdë të Hasit: Dëshmi e gjenoci...
Kosova mes vetëkënaqësisë dhe rrezikut real
Pas dështimit të bisedimeve me Iranin, vjen reagimi i Trumpi...
Ambasada e SHBA-së në Kosovë uron Pashkët Ortodokse për qyte...