Kosovarët qefin më të madh se Stambolli, ku merren paratë për shpenzimet në festivale, mbrëmje muzikore e ahengje

08:58 | 13 Gusht 2022
A Z

Para të shumta shpenzohen gjatë verës nëpër festivale, mbrëmje muzikore, klube, bare e deri tek ahengjet private, si dasma e syneti.

Por, në mesin e gjithë krizës ekonomike të proklamuar, ekspertët flasin se prej nga vijnë paratë që shpenzohen në këto forma.

Ekonomisti, Burim Berisha, thotë se në aspektin ekonomik këto ngjarje sjellin të mira për shtetin.

“Tani, shumica e komunave i kanë organizuar vet manifestimet që nuk ka ndonjë kosto të lartë. Te pjesa tjetër që shkojnë nëpër diskoteka apo vende të tjera është çështje e mjeteve. Është një far vend takimi dhe miqësie edhe nuk ka kosto më të lartë se sa njerëzit me u shoqëru, edhe me u afru”, deklaroi ai.

Sociologu Shaip Hasani tha për arbresh.info se gjithë ky numër i madh i njerëzve është për shkak të ardhjes së diasporës. Jo vetëm nëpër festivale që Kosova ka më së shumti në Ballkan, por kudo sipas Hasanit ka numër të madh të njerëzve.

“Jo vetëm festivalet që janë bërë më shumë se në gjithë Ballkanin, por me dal në mbrëmje më shëtit nëpër kafene apo kudo nëpër Kosovë, kurrë në jetën time  nuk i kamë gjetur më plot se sa janë”, u shpreh ai.

Përkundër kësaj situate, Hasani theksoi se po bëhet shpopullzimi i popullsisë për shkak të papunësisë dhe premtimeve të pa mbajtura të politikanëve tanë.

“Me këtë trend të papunësisë, të papunëve, të pa interesuar për me kriju punë do të mbetet ajo çka askush nuk e ka pritur dhe një gjendje e rënd”, potencoi Hasani.

Festivalet kulturore sipas sociologut Labinot Konushefci, janë fitimprurëse për organizatorët e tyre, por jo për komunitetin.

“Në aspektin ekonomik, fitimi gjenerohet për organizatorë që pastaj rrjedh në sponsorë – biznese që janë të përfshira në to”, deklaroi Konushefci për arbresh.info.

Jetën e natës në Kosovë e bëjnë edhe më të veçantë  festivalet e shumta që zgjasin me ditë dhe natë pandërprerë si: Sunny Hill festival, Beer and Wine festival, Coffee and Tea Festival, Erdhlezeti Festival, Freedom Festival, Prishtina Jazz Festival, Chopin Piano Fest, BeerFest Kosova, DokuFest, Etno Fest, NgomFest, Festivali yt, PriFilm Fest, etj./arbresh.info/Ejona Hyseni/