Gjatë vitit 2017, pasaportat austriake i kanë marrë 9271 persona , që është 7.5 për qind më shumë se një vit më parë.
Më së shumti të natyralizuar ka pasur nga komuniteti boshnjak, me 1300 persona, pastaj turqit 779 dhe në vendin e tretë për nga marrja e nënshtetësisë austriake vijnë kosovarët, me 664 sish. Serbët, me 557 të natyralizuar, janë në vendin e katërt, shkruan Heute.at
Më shumë se një e treta e të natyralizuarve, ose 35 për qind, janë njerëz që janë të lindur në Austri ndërsa 37 për qind të tyre janë më të rinj se 18 vjeç.
Nga viti 2003 që me 45.112 “austriakë të rinj” konsiderohet rekord absolut, numri i të huajve që kanë marrë pasaportën austriake ka shkuar vazhdimisht në rënie.
Kështu, në vitin 2010 ky numër kishte rënë në 6190, që është po ashtu ekstremi tjetër.
Nga viti 2011 pastaj ka filluar një ngritje e ngadalshme (6754), për të mbërritur në vitin 2017 në 9271.
Policia arrin t’i arrestoj dy të dyshuar në Gjilan, në filli...
Rekomandimi i “Travel and Tour World”: Vizitoni Shqipërinë g...
Më shumë diell, më pak shi – Parashikimi i motit për p...
Tahiri: Çmimet në Kosovë çdo ditë më shtrenjtë, vetëm pagat ...
Vdes veterani i UÇK-së Shani Kurtaj
Në Zarë të Kroacisë shënohen Ditët e Kulturës dhe Rinisë Shq...