Pavarësisht faktit se loja elektronike CS:GO u lansua 7 vjet më parë, në gusht të vitit 2012, ajo ende po vazhdon të jetë loja më e popullarizuar online.
Sipas të dhënave të nxjera në janar të vitit 2019, kjo lojë elektronike ka më shumë se 20 milionë lojtarë aktiv në muaj, duke dyfishuar shifrat prej majit të vitit 2016. Nuk janë vetëm njerëzit e thjeshtë ata që e duan këtë lojë – edhe të famshmit pëlqejnë ta luajnë atë.
Njëri nga ata është edhe sulmuesi i PSG, Neymar, i cili është i famshëm në këtë lojë dhe ka një ekip të tij. E grupi kosovar, “KPS” (KOSOVA PUBLIC SERVER), ka arritur ta mposhtë ekipin e yllit të Parisit, shkruan Gazeta Express. KPS arriti që ta mposhtë ekipin Furia me një rezultat prej 16 me 10.


Counter-Strike: Global Offensive është një video lojë me shumë lojtarë, e zhvilluar nga Valve dhe Hidden Path Entertainment. Ajo është loja e katërt në serinë e Counter-Strike dhe ishte lëshuar për Windows, OS X, Xbox 360 dhe PlayStation 3 më 3 gusht, 2012. /Gazeta Express
Bastiset banesa e Shkëlzen Gashit, Policia e Krimeve të Rënd...
Dyshohet se i keqpërdorën 137 mijë euro, aktakuzë ndaj dy zy...
LDK dorëzon mbi 800 dëshmi në ZRRE, kërkon hetim për njehsor...
Turqit marrin rrugë drejt Kosovës
Osmani priti në takim shefin e EULEX, Giovanni Pietro Barban...
Oficeri i FSK-së shpallet kampion kombëtar i Karatesë