Kosovarët, hajdutë në aeroportet gjermane

17:32 | 25 Maj 2015
M. A.

Burrat në moshë mes 30 deri në 60 vjet, punojnë në ekipe dhe janë profesionit, kështu policia kriminale gjermane, i përshkruan njerëzit nga Kosova të cilët plaçkitin e vjedhin nëpër aeroporte.

Këta janë kosovarët deri në 60 vjet, të cilët në mënyrë profesionale punojnë, ka thënë për mediat gjermane, përfaqësuesi i policisë kriminale në Dyseldorf, Jurgen Trinn dhe shpjegoi përse aeroportet janë vendet e preferuara për llojin e tillë të vjedhjes.

“Aty ka shumë udhëtarë, me gjëra të shtrenjta në valixhe” tha Trinn duke shtuar se sfidë për hajdutët është që brenda ditës në një aeroport të caktuar të shkaktojnë dëm deri në 2600 euro.

Mediat paralajmëruan udhëtarët në shumë truqe që i përdorin hajdutët kosovarë.
Në një raport televiziv, të rrjetit N-TV, shihet një burrë, tregtar me stoli i ulur në një kafene në aeroportin e Dyseldorfit, e më pas një tjetër i cili lëshonte disa monedha, dhe me atë tërhiqte vëmendjen e ‘viktimës’. Dy të tjerë ia ballkonin pamjen udhëtarit në cak, e i katërti në qetësi dhe pa zhurmë ia merrte valixhen.

Sipas rrjetit media, që nga fillimi i viti janë arrestuar 30 persona në aeroportin e Dyseldorfit, dhe numri i policëve për këtë arsyeje është dyfishuar. Policia thotë se që nga shtimi i policisë, numri i plaçkitjeve ka rënë, por sipas N-TV, udhëtarët megjithatë s’janë të qetë, sepse bandat tashmë i kanë zhvendosur operacionet në shumë aeroporte tjera, si ai në Frankfurt.

Shpërndaje në rrjete sociale