Ndonëse kosovarët ende mbeten të izoluar për shkak të mosliberalizimit të vizave, politikanët e Kosovës dinë të bëjnë zgjidhje për vete.
Një gjë të tillë e ka bërë edhe kryeministri i vendit, Ramush Haradinaj i cili sot e ka marrë pasaportën e Shqipërisë. Përveç tij, me pasaportë shqiptare është pajisur edhe Anita, gruaja e Kryeministrit.
Këtë e ka bërë të ditur vetë Haradinaj përmes rrjetit social Facebook.
“Vitin e kaluar, gjatë periudhës së qëndrimit tim në Strasburg, me dekret të posaçëm nga ish-presidenti i Republikës së Shqiperisë, Bujar Nishani, me është dhënë shtetësia shqiptare, mua dhe bashkëshortës sime, Anitës. E falënderoj shtetin shqiptar dhe e kam për nder të jashtëzakonshëm, që sot u pajisa me pasaportën e Republikës së Shqipërisë”, është postimi i Haradinajt.
Kurse marrjen e pasaportes shqiptare nga kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj e kanë komentuar edhe mediat serbe, të cilat kanë kujtuar se Haradinajt i “është refuzuar” viza për në Shtetet e Bashkuara, transmeton Arbresh.info.
Novosti i Serbisë ndër të tjera kujton edhe “përplasjen” mes Hashim Thaçit dhe Presidenti të Shqipërisë, Ilir Meta për dhënien e pasaportave të Shqipërisë. Hashim Thaçi pati kërkuar nga Meta që kosovarët të pajisen me pasaporta të Shqipërisë, në mënyrë që të udhëtojnë të lirë në zonën Shengen, megjithatë Meta në mënyrë diplomatike ka refuzuar kërkesën duke thënë se “do të kishte ndikim mbi shtetasit shqiptarë”.
Haradinaj dhe bashkëshortja e tij Anita u bënë qytetarë shqiptarë më 24 prill 2017, bazuar në një urdhër të nënshkruar nga Presidenti i atëhershëm i Shqipërisë, Bujar Nishani. Ndërsa Kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj konfirmoi sot se ai dhe gruaja e tij kanë marrë pasaporta të Shqipërisë./Arbresh.info
Arrestohet një i dyshuar për krime lufte në Kaçanik
Osmani: Këto pesë vite kanë qenë rrugëtimi ynë i përbashkët
Dy të plagosur me armë zjarri në Veternik, dërgohen në QKUK
Kurti: Projektligji për Çmimet Tavan nuk synon të pengojë zh...
77 vjet nga themelimi i NATO-s
Dogana kap cigare elektrike të padeklaruara në Merdare, me v...