Azilkërkuesit kosovarë janë duke dhënë arsye të ndryshme për të fituar azilin në Francë dhe Gjermani. Por, me këto deklarata të tyre, ata nuk po i merr seriozisht asnjëri prej këtyre dy shteteve.
Dy arsyet kryesore që më së shumti po i përdorin emigrantët kosovarë në Francë e Gjermani, siç mëson Indeksonline, janë të deklaruarit si homoseksualë të cilët nuk po pranohen në rrethet e tyre shtetërore dhe të deklaruarit si anëtarë të Lëvizjes Vetëvendosje, të cilët po përndiqen politikisht nga pushteti i partive politike qeveritare.
Burime nga autoritetet evropiane të azil-kërkimit, bëjnë të ditur se për këto dy arsye të azilkërkuesve kosovarë janë interesuar edhe autoritetet franceze e gjermane, por ata janë informuar edhe prej ambasadave të tyre në Kosovë, por edhe prej autoriteteve kosovare, se Kosova është mbështetëse e të drejtave të lezbikeve, gejëve, biseksualëve dhe transeksualëve dhe se askush nuk gjykohet për shkak të preferencave seksuale në shoqëri, kurse Vetëvendosja është subjekti i tretë politik në Kosovë dhe ajo udhëheq edhe me kryeqytetin e Kosovës e nuk përndiqet askush në Kosovë, aq më pak për shkak të bindjeve politike.
Moldavia dënon tre persona për planifikim të trazirave pas t...
James Rodriguez transferohet në MLS
E shtune pranverore me temperatura deri në 12 gradë Celsius
Spiropali: Integrimi Europian i Shqipërisë, interes strategj...
Alba kërkon të mbulohet në “Big Brother”
Për aknet hormonale, provoni këtë çaj