Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka nxjerrë vendimin përmes të cilit obligohet pajisja me targa të përkohshme për të gjitha automjetet që mbajnë targa të Serbisë dhe hyjnë në territorin e Republikës së Kosovës, shkruan arbresh.info.
Vendimi që hynë në fuqi nga sot, parasheh po ashtu që pajisja me targat e përkohshme bëhet në të gjitha pikat e kalimit kufitar të Republikës së Kosovës.
Shoferët e mjeteve me targa të përkohshme obligohen t’i vendosin në vende të dukshme, para dhe prapa.
“Vlefshmëria e targave të përkohshme është 60 ditë. Taksa për targa të përkohshme është pesë euro. Palët do të pajisen me vërtetim si zëvendësim, i Certifikatës së Regjistrimit të Automjetit”, thuhet në vendim.
Në zbatim të këtij vendimi janë obliguar Agjencia e Regjistrimit Civil dhe Policia e Kosovës.
Përderisa automjetet me targa “KM” mund të hyjnë në territorin e Serbisë, përmes pikave kufitare në Jarinjë dhe Bërnjak, automjetet me targat “RKS”, nuk mund ta bëjnë këtë pa i hequr tabelat dhe në vend të tyre të vendosin tabelat me mbishkrimin “Prova”, të cilat ua imponojnë autoritetet kufitare serbe.
Kosova deri më sot nuk ka vënë letra ngjitëse as mbi simbolet shtetërore të Serbisë në targat e automjeteve të këtij vendi, gjatë qarkullimit në Kosovë, siç ishte paraparë me Marrëveshjen e Brukselit të vitit 2016. /arbresh.info/
Përurohet ura e re për këmbësorë mbi lumin Ibër, Kurti bashk...
Ambasada e ShBA-së: Synojmë të punojmë me qeverinë e re për ...
Rama në Bruksel, takohet me Përfaqësuesen e Lartë për Politi...
Kështu po duket ura e re për këmbësorë mbi lumin Ibër
Murati: Me qeverinë Kurti rriten edhe shtesat për nënat leho...
Tragjike në Vjenë/ Torturohet për orë të tëra dhe digjet në ...