Ndonëse ndihma e Caritas-it gjerman në Kosovë që nga periudha e luftës ka qenë e madhe, edhe më tutje ata nuk do të ndalen së ndihmuari shtetin e Kosovës. Kështu u tha sot në një konferencë për media, të organizuar nga Ipeshkvia e Kosovës, ku pritën për vizitë Kardinalin e Kolnit të Gjermanisë, Reiner Maria Woelke dhe Presidentin e Caritas-it gjerman, Peter Meher.
Vizita e Caritas-it gjerman në Kosovë u është dedikuar vendeve ku kjo organizatë ka ndarë ndihma më të mëdha që 16 vite, të cilat do të përkrahen në projektet e ardhshme.
Kardinali dhe Presidenti i Caritas-it gjerman, gjatë kësaj vizite ndanë kohë që të vizitojnë fshatin Celinë të Rahovecit, në të cilin vend pas luftës, kishin ndihmuar në ndërtimin e një shkolle dhe dyqind shtëpive për banorët e këtij fshati.
Me këtë rast, Kardinali Rainer Maria Woelke, tha se gjatë kësaj vizite ka përjetuar gjëra shumë pozitive nga njerëzit e Kosovës. Ai vlerësoi lartë profesionalizmin e Caritas-it të Kosovës. Woelke po ashtu theksoi se me rastin e vizitës në Celinë është prekur thellë nga mirënjohja e banorëve të këtij fshati.
Ndërkaq, presidenti i Caritasit gjerman, Peter Neher, tha se Caritasi i Kosovës ka kryer një punë të jashtëzakonshme brenda vendit. Kurse, theksoi se përkrahja e Caritasit gjerman për atë të Kosovës nuk do të mungojë asnjëherë.
Përfaqësuesit e Caritasit gjerman vlerësuan që Kosova është zhvilluar shumë nga vitet e pas luftës, ndonëse qytetarët e saj nuk mund ta vërejnë këtë.
Ata kërkuan nga qytetarët e Kosovës që të mos e lëshojnë vendin e tyre, për të shkuar në vende të tjera, pasi që Caritasi gjerman po mundohet maksimalisht që të krijojë perspektivë të madhe për qytetarët e saj, në mënyrë që mundësia për punë të ofrohet këtu dhe jo në vende tjera.
Osmani përgëzon deputetët për miratimin e marrëveshjeve ndër...
Pacolli: Drejtësia vjen edhe kur rruga duket e gjatë dhe e e...
Kreshnik Ahmeti emërohet zëvendësministër i Punëve të Jashtm...
Sekuestrohet kokainë në një lokal në Kukës, arrestohet prona...
Milani merr vendim rreth të ardhmes së Luka Modricit
Sekuestrohen mbi 25 kg ari në Pejë, evidentohen shkelje të s...