Ministri i Shëndetësisë Arben Vitia i ka shprehur shqetësimin shefit të Zyrës së BE-së në Kosovë, Tomáš Szunyog se përkundër përmirësimit të situatës me pandeminë e koronavirusit, Kosova nuk është në listën e udhëtimeve “Free COVID” të BE-së,
Në këtë takim Vitia njoftoi Szunyog për situatën epidemiologjike në vendin tonë, procesin e vaksinimit masiv, dhe e informoj rreth përgatitjeve sipas Planit Shtetëror të Vaksinimit.
Me theks të vecantë, i pari i shëndetësisë në vend përmendi indikatorët kryesor të gjendjes epidemiologjike si tregues kryesor të cilët janë: Rënia e dukshme e rasteve të vdekjes dhe e hospitalizimeve, numrin e ulët të rasteve, shkallën e ulët të pozitivitetit nën 1% dhe indikatorë të tjerë që e tregojnë situatën epidemiologjike si shumë të mirë dhe stabile për momentin.
Në anën tjetër, Szunyog u shpreh i lumtur për përmirësimin e situatës epidemiologjike dhe së bashku me Ministrin Vitia u dakorduan për të vazhduar tutje bashkëpunimin mes Bashkimit Evropian dhe Republikës së Kosovës në përmirësimin dhe përforcimin e sistemit shëndetësor në Kosovë.
Specialja: Katër të akuzuarit janë fajtorë përtej çdo dyshim...
Premier Leauge lejon ndërprerjet gjatë ndeshjeve për lojtarë...
Liverpool gjen zëvendësuesin ideal të Salahut në Premier Lea...
Orteku nxjerr trenin nga shinat në Alpet zvicerane, 5 të pla...
Përmbytje masive në RMV, evakuuohen qindra banorë
Osmani: Kosova dhe Shqipëria bashkë në çdo sfidë dhe sukses