Sundimi i ligjit në Kosovë nuk ka shënuar progres. Kështu të paktën shprehen deputetë të Kuvendit të Kosovës, të cilët presin që edhe këtë vit në këtë fushë do të jetë kritika kryesore nga Raporti i Progresit i Komisionit Evropian, raporton KTV.
Mosluftimi i korrupsionit dhe krimit të organizuar e mungesa e sundimi të ligjit, sipas Vjosa Osmanit të LDK-së, ka shumë vjet që janë sfidat kryesore të shtetit të Kosovës.
Ndërsa, deputetja e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Donika Kadaj-Bujupi, thotë se në tri shtyllat kryesore: sundim të ligjit, reformë ekonomike dhe reformë në administratë, raporti jo që s’do të ketë progres, por do të ketë regres.
Edhe deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Blerta Deliu, pret që adresimi i sfidave në Raportin e progresit të këtij viti për Kosovën të jenë përafërsisht ato sfida të cilat kanë qenë edhe në raportin e kaluar.
Fisnik Korenica nga Grupi për Studime Juridike dhe Politike, thotë se i vetmi progres që mund të evidentohet në raport është miratimi i nëntë ligjeve, katër të pakos gjyqësore, një që është ligji për përgjimet dhe katër në fushën e të drejtave të njeriut, por përsëri do të theksohet mungesa e zbatimit të tyre.
Ministri i Integrimeve Evropiane, Bekim Çollaku, tha se pos evidentimit të progresit, kritika pritet të ketë në shumë fusha në kuadër të punës së institucioneve të Kosovës, sidomos sundimi i ligjit.
Dy të vdekur nga një sulm palestinez në Izrael
IKSHPK bën thirrje për vaksinim kundër gripit sezonal
E rëndë: Rryma ia merr jetën një të riu në Malësi të Madhe
Gjermania po përgatit rregulla të rrepta për mediat sociale,...
KEDS garanton energji pa ndërprerje gjatë zgjedhjeve të 28 d...
Zgjedhjet e parakohshme, nesër votohet në përfaqësitë diplom...