Ministri i Shëndetësisë së Kosovës, Armend Zemaj përmes nje postim në rrjetin social ‘Facebook’, ka bërë të ditur se USAID i ka dhuruar Kosovës donacion me termo-skanerë.
Zemaj tha se këto pajisje do t’i shërbejnë personelit shëndetësor që vepron në pika e frekuentuar nga qytetarët siç është Aeroporti, apo edhe pikaet e tjera kufitare.
Postimi i plotë:
Së bashku me zëvendësambasadorin e SHBA-ve Nicholas Giacobbe, znj. Ulrika Richardson, koordinatore e UNDP dhe znj. Lisa Magno, drejtuese e USAID morëm pjesë në pranim-dorëzimin e donacionit me termo-skanerë të dhuruar nga USAID përmes Organizatës Botërore të Shëndetësisë/OBSH në Kosovë.
Këto pajisje do t’i shërbejnë personelit shëndetësor që vepron në pikat e frekuentuara nga qytetarët siç është Aeroporti, apo edhe pikat e tjera kufitare. Sikurse do të përmirësojnë shërbimet në funksion të parandalimit të përhapjes së Covid-19 dhe sëmundjeve të tjera ngjitëse.
E inkurajoj personelin shëndetësor që pajisjet e siguruara nga miqtë tanë, USAID-i përmes OBSH-së, të përdoren në mënyrën më të drejtë dhe t’i shërbejnë qëllimit fisnik të donatorëve.
Ministria e Shëndetësisë dhe Qeveria e Kosovës në vazhdimësi do të përpiqen për të siguruar kushte sa më të mira për punë, e mirëqenie për stafin shëndetësor dhe shërbime sa më cilësore dhe të sigurta për qytetarë e vendit.
Diaspora nis peticionin për mbledhjen e nënshkrimeve për zgj...
Nis seanca e jashtëzakonshme e Kuvendit të Kosovës
Dënimet me vdekje në SHBA, Administrata Trump: Edhe me pushk...
Kurti deklarohet pas ofertës për PDK-në e LDK-në për preside...
Mustafa i përgjigjet VV-së: Propozojini me PDK-në tre emra p...
PDK refuzon ofertën e VV-së, Hamza: Manovër politike