Kryetari i Komisionit qeveritar për caktimin e vijës kufitare të Kosovës me Malin e Zi, Murat Meha po vazhdon të kritikohet për mos transparencë lidhur me demarkacionin, çështje kjo e cila për muaj të tërë ka nxitur reagime dhe protesta.
Murat Meha nuk përgjigjet në thirrjet e gazetarëve, as në debate televizive nuk shkon. Së fundmi ai refuzoi të marrë pjesë edhe në një debat me rugovasit lidhur me problemin e demarkacionit.
Duket se ajo çfarë po ndodh në Prishtinë dhe gjithandej Kosovës nuk po i bën fare përshtypje Mehës.
Lajmi.net ka siguruar fotografi të Mehës në bregdetin shqiptar, respektivisht në Gjirin e Lalzit. Me kapelë të kaubojve dhe i zhveshur lart, Meha po shijon atmosferën verore pa e kthyer kokën mbrapa se çfarë po zien në vendlindje.
Meqë Meha nuk duket fort i interesuar për zhvillimet e fundit, të rikujtojmë se mbledhja e nesërme e Qeverisë së Kosovës ku në rend dite ishte demarkacioni është shtyrë për kohë të pacaktuar.
Ishte pritur që nesër qeveria të procedojë në Kuvend marrëveshjen e demarkacionit e cila është nënshkruar në bazë të raportit të komisionit ndërshtetëror në krye me Mehën.

Këto janë dhjetë projektligjet që u miratuan sot në Kuvend
Një i vdekur dhe dy të lënduar pas një aksidenti në Livoç të...
Haxhiu: Eliot Engel, përkrahës i palëkundur i lirisë dhe sht...
Ambasada e Kosovës në SHBA për vdekjen e Eliot Engel: Trashë...
Vdekja e Engel, Abdixhiku: Humbëm një mik të madh, por mbësh...
Vjosa Osmani: Eliot Engel ishte zëri i Kosovës në Kongresin ...