Ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli, ka njoftuar se Kosova është paraqitur në Hartën Gjeologjike Evropiane me kufinj të plotë e pa fusnotë.
Me anë të një postimi në Facebook, Rizvnolli ka thënë se kjo është arritur pas një angazhimi intenziv nga Shërbimi Gjeologjik i Kosovës dhe se tash Kosova trajtohet njëjtë si vendet e tjera evropiane, që janë pjesë e Shërbimit Gjeologjik Evropian.
“Kosova pjesë e Hartës Gjeologjike Evropiane! Pas një angazhimi intenziv nga Shërbimi Gjeologjik i Kosovës, Kosova tash është paraqitur në hartë me kufinj të plotë e pa fusnotë, si dhe trajtohet njëjtë si të 37 vendet Evropiane pjesë të Shërbimit Gjeologjik Evropian”, ka shkruar Rizvanolli./Arbresh.info
Hoxha: Shqipëria e vlerëson shumë miqësinë dhe partneritetin...
Do të ketë më shumë raste të hantavirusit në javët e ardhshm...
Parashikimi i motit për të enjten
Inter e fiton edhe Kupën e Italisë
Trump në Kinë me titanët e teknologjisë amerikane, çfarë pri...
Konjufca: Nëse VV i merr mbi 51%, nuk ka zgjedhje deri në vi...