Presidentja e Republikës së Kosovës, Atifete Jahjaga ratifikoi marrëveshjen ndërkombëtare me Holandën “Mbi organizimin e institucionit të Gjykatës Speciale të Kosovës i zhvendosur në Holandë”, të nënshkruar me 15 shkurt 2016 nga Ministri i Punëve të Jashtme të Kosovës dhe Ambasadorja e Holandës në Kosovë.
Sipas një komunikate të Presidencës, Jahjaga e ka ratifikuar marrëveshjen me Holandën në bazë të kompetencave të saj kushtetuese për ratifikim te marrëveshjeve duke u bazuar në Kushtetutën e Republikës së Kosovës, Ligjin për Marrëveshjet Ndërkombëtare, si dhe Ligjin për Ministrinë e Punëve të Jashtme dhe Shërbimin Diplomatik.
“Me ratifikimin e kësaj marrëveshje – krahas ratifikimit më 4 shkurt 2016 të “Marrëveshjen së përkohshme ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Mbretërisë së Holandës mbi organizimin e institucionit të Gjykatës Speciale të Kosovës i zhvendosur në Holandë” – Republika e Kosovës përmbush të gjitha obligimet e saj ndërkombëtare që lidhen me themelimin e Gjykatës Speciale”, thuhet në njoftim.
Ivan Perisic afër rikthimit në Itali, Interit i duhet ‘ndihm...
Policia shqiptare dhe ajo portugeze bashkëpunim të ri në luf...
Elezi: Do të vlejë rezultati i rinumërimit dhe jo i Qendrave...
Osmani takon presidentin e Singaporit, i kërkon heqjen e viz...
Ushtarët danezë urdhërohen të jenë në gatishmëri në rast sul...
Mbi 68 mijë vota të falsifikuara në Prizren, kryeprokurori K...