Edhe pse ende pa statusin e vendit kandidat, Kosova do të përfshihet në kornizën e ardhshme financiare së bashku me të gjitha shtetet tjera që janë pjesë e procesit të zgjerimit.
Komisionerja evropiane për zgjerim, Marta Kos, ka sqaruar se pavarësisht mungesës së statusit formal, Kosova do të përfitojë nga fondet financiare.
“Sa i përket Kosovës, ajo do të mbetet pjesë e këtyre instrumenteve financiare. Siç e dini, Kosova është tashmë pjesë edhe e Planit të Rritjes”, theksoi ajo.
Komisioni Evropian prezantoi të mërkurën kornizën shumëvjeçare financiare — dokumentin më të rëndësishëm buxhetor të këtij institucioni. Janë propozuar 2 trilionë euro për periudhën 2028–2034.
“Zgjerimi nuk e bën Bashkimin Evropian vetëm më të madh në sipërfaqe dhe në numër banorësh. Zgjerimi ka të bëjë me bashkimin e Evropës. Duke rritur mbështetjen për të gjithë ata që plotësojnë kushtet e anëtarësimit, ne jemi në rrugën e duhur për të bashkuar Evropën tonë”, tha Kos
Nëse deri më 2034 ndonjë shtet tjetër i bashkohet Bashkimit Evropian, atëherë korniza shumëvjeçare financiare mund të rishikohet e të ndryshohet.
Për momentin, Shqipëria dhe Mali i Zi konsiderohen si shtetet lidere në proces dhe potencialisht anëtare të ardhshme të BE-së, me mundësi reale që të përmbyllin procesin deri në fund të kësaj dekade./rtk
Tre të rinj vdesin pas një aksidenti në rrugën Gjirokastër-T...
Gjendet pa shenja jete një burrë në shtëpinë e tij në Gjilan
Shpërthimi në barin e njohur në Zvicër: Mbi 100 persona të p...
U ndërpre dje në orën 12:00, pasdite vazhdon numërimi i vota...
Qiproja merr presidencën e radhës të BE-së
35 të lënduar nga mjetet piroteknike kërkuan ndihmë në Emerg...