Kryeministri i vendit Ramush Haradinaj ka thënë se shteti i Kosovës është angazhuar me përkushtim të madh për të luftuar trafikimin ndaj qenieve njerëzore.
Haradinaj derisa mori pjesë në konferencën e thirrur me rastin e Ditës së Bashkimit Europian kundër Trafikimit me Qenie Njerëzore, ka dhënë disa detaje rreth operacioneve policore që kanë realizuar autoritetet kosovare në luftimin e kësaj dukurie, njofton Klan Kosova.
”Kosova ka hartuar ligjin për kompenzimin e viktimave të krimit. Është krijuar grupi për kompenzimin e krimit i cili është duke funksionuar”.
”Policia e Kosovës ka zbatuar 21 plane operative, për raste kriminale për trafikim me qenie njerëzore”.
”Ju sigurojmë se të gjitha vendet e Bashkimit Europian kanë një partner të tyre, Kosovën për të luftuar krimin e organizuar”./klan kosova/
Marrëveshje historike tregtare BE-Indi pas 20 vitesh negocia...
“Koha i vendos gjërat në vend”, Abdixhiku reagon pas intervi...
BE nis hetim ndaj ‘X’ të Elon Musk
64 të dënuar aplikuan për falje, Presidentja refuzon të gjit...
‘Vazhdoni të ëndërroni’ – shefi i NATO-s t...
Lëvizje suprizë, Tottenhami synon transferimin e mesfushorit...