Gjendja e sigurisë ne vend është jashtëzakonisht stabile, mund të themi se Policia e Kosovës bën përpjeke maksimale që të kujdeset për sigurinë e të gjithë qytetarëve pa dallim.
Kështu ka deklaruar ministri i Punëve të Brendshme të Kosovës, Flamur Sefaj në një intervistë për arbresh.info.
I pyetur se a rrezikohet Kosova nga sulmet terroriste, Sefaj ka thënë se në bazë të vlerësimeve të fundit, Kosova nuk ka indikacione se mund të jetë cak i sulmeve terroriste.
“Sa i përket terrorizmit në bazë të vlerësimeve të fundit Republika e Kosovës nuk ka indikacione se mund të ketë jetë cak i sulmeve terroriste. Por për këtë nuk ka asnjëherë garanci të njëqind përqind, sepse dukuria e terrorizmit është jashtëzakonisht një veprimtari tinëzare e cila godet kur më së paku pritet”, ka thënë Sefaj.
Ai ka kërkuar nga qytetarët që të jenë të qetë sepse Republika e Kosovës nuk do të preket nga kjo e keqe globale./arbresh.info/
Bie breshër në disa pjesë të Kosovës, publikohen pamje
Hapet në presidencë zyra për viktimat e luftës
Në korrik nis gjykimi ndaj 21 të akuzuarve për masakrën e Re...
KQZ: Vazhdon aplikimi për akreditimin e vëzhguesve dhe media...
Shqipëria, Kosova e Kroacia në diskutime për “industri të pë...
Hamza premton rritje prej 50 për qind të pagave dhe pensione...