Akademia e Shkencave nuk është konsultuar asnjëherë për çështjen e demarkacionit Kosovë – Mal i Zi. Kryetari i ASHSK-ut, Hivzi Islami, në intervistën ekskluzive për “Zërin”, flet në lidhje me dështimin e institucioneve të Kosovës dhe gjykimin emocional të opozitës që sipas tij rezultoi me mosratifikimin e marrëveshjes për demarkacionin
Pas një periudhe të gjatë, Hivzi Islami, kryetar i Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Kosovës (ASHAK), thyen “heshtjen” duke folur për “ngufatjen” që i ka bërë skema politike kosovare gjitha temave jetike për vendin. Në intervistën ekskluzive për “Zërin”, Isalmi ka thënë se i gjithë konceptimi politik është orientuar në një segment: Demarkacionin Kosovë – Mal i Zi.
Demarkacioni, megjithatë është tema bosht e intervistës me kryetarin e ASHAK-ut. Por, Islami thotë se demarkacioni është i përcaktuar para vitit 1947, prandaj kosovarët nuk munden t’i rivizatojnë hartat në Ballkan, “sikur po mbahet një Kongres Shqiptar i Berlinit, i vetëmandatuar të vizatojë dhe rivizatojë harta në Ballkan!”
Moti sot i vranët dhe me intervale me diell
Vedat Muriqi më i miri në Evropë për gola me kokë, barazon n...
Stuhia godet Portugalinë, shkon në 16 numri i viktimave
Konferenca e sigurisë në Mynih nxori në pah dallimet SHBA-Ev...
Nga Trump dhe Starmer, te Bill Gates dhe Kim Kardashian, Pro...
Zemra e njeriut mund të rigjenerojë qelizat e veta muskulore...