Ditëve të fundit Kosova është përballur me shifra alarmante të rasteve të reja me Covid-19.
E lidhur me këtë po parashihen masa të reja më të ashpra, shkruan portali arbresh.info
Portali arbresh.info merr vesh se karantina po shqyrtohet si opsion për t’u munduar për të frenuar virusin vdekjeprurës.
Momentalisht po mbahet Komiteti për Parandalimin e Koronavirusit.
Mbylljen e dytë po e kundërshtojnë të gjithë, e sidomos gastronomia e bizneset e ndryshme, pasi kjo po e rrëzon edhe më shumë ekonominë tashmë të brishtë të Republikës së Kosovës.
Vetëm sot janë konfirmuar 661 raste të reja me koronavirus e brenda 24 orëve janë raportuar gjashtë raste të vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv.
Numri total i rasteve pozitive është 22.206 raste nga 102.012 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 720 raste të vdekjes.
Tani numri i përgjithshëm i rasteve aktive është 5,565./arbresh.info/
Vdes nëna e kryetarit të Shtimes, Qemaj Aliut
Shaqiri realizon gol në fitoren e Baselit
Gjendet trupi i pajetë i një gruaje në lumin e fshatit Graba...
KQZ mban sot mbledhje, ky është rendi i ditës
Nesër ndërpritet furnizimi me ujë në Bregun e Diellit
Lando Norris, kampioni i botës në Formula 1