Presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiq ka thënë se gjasat për të arritur një marrëveshje ku do të ishin të kënaqura dy palët si Kosova ashtu edhe Serbia janë vetëm pesë për qind, transmeton portali arbresh.info
“Nuk jam optimist. Unë ende mendoj se shanset tona për një marrëveshje reciproke të pranueshme janë më pak se pesë për qind. Por edhe për një marrëveshje brenda Serbisë, mes nesh. Është praktikisht e pamundur të zgjidhet kjo çështje pa fuqi të madhe “, tha Vuçiq në një intervistë për ‘Vecerenje novosti’.
Ndërkohë i pyeture nëse është e mundur që Kosova të marrë ulëse në OKB, ai ka thënë se është e pamundur nëse nuk arrihet një marrëveshje historike që do t’i bënte serbët e lumtur.
“Mendoj se kjo është e pamundur, nëse nuk arrijmë me një marrëveshje tjetër historike që do t’i bënte serbët të lumtur. Kjo është absolutisht e papranueshme”, është shprehur ai./Arbresh.info/
Parashikimi i motit për të mërkurën
Shefi i ushtrisë izraelite paralajmëron një sulm më të thell...
Sorloth dëshiron Juventusin, por ka një problem
Prokuroria Speciale jep detaje për dy operacione, me mbështe...
Vashat e Shqipërisë sigurojnë fazën play-off të Botërorit 20...
Drenica shpallet kampione e Kosovës në futsall