Ministrja për Punët e Brendshme në Shqipëri, Albana Koçiu e cilësoi si një lajm të mirëpritur votimin në Parlamentin Evropian për të përfshirë zyrtarisht Republikën e Kosovës në listën e vendeve të origjinës të cilat konsiderohen të sigurta.
Sipas, Koçiut ky votim “konfirmon pjekurinë institucionale dhe arritjet në konsolidimin e shtetit të së drejtës”.
Koçiu nënvizoi më tej se ky progres është një tregues i forcimit të stabilitetit në Ballkanin Perëndimor dhe një provë se rrugëtimi i rajonit tonë drejt integrimit evropian është një proces i pakthyeshëm.
“Shqipëria do të mbetet gjithmonë zëri më i fortë në mbështetje të Kosovës në çdo tryezë ndërkombëtare, me bindjen se konsolidimi i statusit ndërkombëtar të Kosovës është kusht i domosdoshëm për paqen dhe progresin e pakthyeshëm të rajonit tonë drejt Bashkimit Evropian”, shkruan Koçiu.
Gjithashtu ministrja uroi homologun Xhelal Sveçla për rikonfirmimin në detyrën e ministrit të Punëve të Brendshme në qeverinë e re të kryeministrit Kurti.
Koçiu shprehu besimin se “bashkëpunimi ynë do të vijojë me vendosmëri drejt standardeve evropiane, si prioritet i agjendës sonë të përbashkët për më shumë siguri për qytetarët e vendeve tona”./atsh.al
Qindra të evakuuar pasi një zjarr përfshiu një klub nate në ...
Ky është parashikimi i motit për ditën e hënë
Nis mbushja e gropës në rrugën “Don Shtjefën Kurti”, R...
Shembja e rrugës, Oda e Inxhinierëve: Moszbatim i plotë i li...
Kurti viziton Kombëtaren para finales: Përmes jush kemi mund...
Bisedimet SHBA-Iran do të fillojnë në ditët në vijim