Edhe pse qe një dekadë liderë vendorë e ndërkombëtarë e kanë premtuar heqjen e vizave Kosova vazhdon edhe më tej të jetë e izoluar nga shtetet e tjera të BE-së. Ndonëse viti 2019 ishte konsideruar se do të ishte vit i liberalizimit gjasat janë minimale që Kosova edhe gjatë vitit 2020 të fitojë lëvizjen e lirë në zonën Shengen.
E, Demush Shasha, drejtor ekzekutiv në Institutin e Kosovës për Politika Evropiane, për arbresh.info thotë se, këtë vit shpresat për këtë proces ringjallen nga fakti se Kroacia dhe Gjermania, dy shtete mike të Kosovës, do të udhëheqin me Presidencën e BE-së këtë vit.
“Takimi i parë formal është me 12 mars 2020. Në asnjërin nga këto takime deri më sot nuk ka indikacione se liberalizimi vizave për Kosovën do jetë pjesë e agjendës. Sidoqoftë, gjatë vitit 2020, Presidencën e BE-së do e kanë dy vende mike të Kosovës: Kroacia (1 janar – 30 qershor 2020) dhe Gjermania (1 korrik – 31 dhjetor 2020). Prandaj, ekziston mundësia që çështja e liberalizimi të vizave të përkrahet nga dy presidencat respektive.”, tha ai.
Sipas tij, qeverisja e ardhshme ne Kosovë do te këtë mazhorancën e bollshme parlamentare dhe vullnet politik për te avancuar proceset e ngecura integruese të vendit.
“Prandaj, duhet shpresuar se qeverisja e ardhshme në Kosovë do të këtë mazhorancën e bollshme parlamentare dhe vullnet politik për të avancuar proceset e ngecura integruese të vendit, qoftë ato të ndërlidhura me liberalizimin e vizave, apo ato të ndërlidhura me statusin e vendit kandidat”, thotë ai.
Gjithashtu vlerëson se, Kosova duhet të vazhdoj të përfundojë detyrat e shtëpisë, ku janë katër faktorë të cilët janë duke penguar liberalizimin e vizave për Kosovën.
“1. Mungesa e rezultateve të Kosovës në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar. 2. Raporti i Vendit 2019 identifikoj sfida të shumta në fushën e sundimit të ligjit. Në veçanti, vendet anëtare. 3. Ngecjet në dialogun për normalizimin e marrëdhënieve Kosovë – Serbi. Mungesa e progresit në dialogun. 4. Mungesa e vullnetit politik për liberalizim të vizave”, ka thënë Shasha.
Ndryshe, Këshilli i BE-së, përgjegjës për liberalizimin e vizave për Kosovën, respektivisht Këshilli për Punë të Brendshme, do të takohet në formatin formal vendimmarrës katër herë gjatë këtij viti./A.Zeka/arbresh.info/
Kur rrjetet sociale zëvendësojnë barnatoren: rreziku i produ...
Isa Mustafa: LDK nuk zgjidhet me tifozllëk, Kuvendi duhet të...
PDK: Prokuroria të hetojë pamjet e rreme të publikuara nga K...
Trubin e rrëfen momentin e çmendur: Nuk e kuptoja çfarë po n...
IKShPK fillon testimin e avancuar laboratorik për zbulimin e...
Rama për Le Monde: Turizmi po ndryshon perceptimin për Shqip...