Kosova ndihmon me 100 mijë euro ukrainasit

11:33 | 23 Mars 2022
A Z

Qeveria e Kosovës gjatë mbledhjes së sotme, ka ndarë 100 mijë euro për dërgimin e kontingjentit të parë të ndihmave humanitare nga Kosova për popullin e Ukrainës, si viktimë e agresionit rus.

Propozim vendimi për ndarjen e mjeteve buxhetore 100 mijë euro emër të dërgimit të kontingjentit të parë të ndihmave humanitare nga Republika e Kosovës për popullin e Ukrainës, u propozua nga Ministria e Punëve të Jashtme.

Ministrja e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla, tha se “përmes kësaj ndihme shprehim mbështetjen e pakursyer për Ukrainën”.

Shpërndaje në rrjete sociale