Kosova është renditur ndër vendet më të sigurta në botë sipas raportit të fundit të publikuar nga Gallup, duke u pozicionuar në vendin e 12-të globalisht për ndjenjën e lartë të sigurisë.
Po ashtu, sipas Indeksit të Rendit dhe Ligjit, Kosova zë vendin e 8-të në mesin e dhjetë shteteve kryesore, duke dëshmuar progresin e arritur në forcimin e sundimit të ligjit dhe sigurisë publike.
Lidhur me këto rezultate, ministri në detyrë i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka reaguar përmes një postimi në Facebook, ku theksoi se ky vlerësim është dëshmi e punës së pandalshme të institucioneve të sigurisë dhe vizionit të qeverisë.
“Ky është rezultat i vizionit të qartë dhe punës së pandalshme të Qeverisë sonë për këto vite. Për një Republikë të sigurt për të gjithë qytetarët tanë ku mbizotërojnë rendi dhe ligji në çdo pjesë të saj,” ka shkruar Sveçla.
Ai shtoi se institucionet e sigurisë kanë dëshmuar profesionalizëm të lartë në garantimin e sigurisë, rendit dhe ligjit në vend, duke forcuar besimin e qytetarëve në një të ardhme të qëndrueshme.
“Ky rezultat na inkurajon edhe më shumë,” përfundoi Sveçla./Arbresh.info/
Britania e Madhe i ndalon hyrjen influencueses që dogji Kura...
“Synojmë turistët që konsumojnë shumë”, Rama kritika për tre...
Irani do të vendosë “si të vazhdojë” ndërsa afat...
Ngjarje e rëndë në Mushtisht të Suharekës: Vdes 48-vjeçari, ...
E papritur, jep dorëheqje shefi i Apple, kompania zyrtarizon...
Alergjitë ushqimore: Mbi 90 për qind e reaksioneve lidhen me...