Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë (AUV) ka njoftuar se ka ndaluar përkohësisht importin e derrave, produkteve, nënprodukteve dhe materialit gjenetik të derrit nga Kroacia, pas shpërthimit të Murtajës Afrikane të Derrit (MAD) në disa rajone të këtij vendi.
AUV ka sqaruar se aktualisht nuk ka ndonjë rast të dyshuar në Kosovë, por se situata po monitorohet nga afër.
“Ndalohet importi i derrave, produkteve dhe nënprodukteve të tyre nga Kroacia pas shpërthimit të sëmundjes Mortaja Afrikane e Derrit. Pas raportimit në sistemet e lajmërimit të sëmundjeve veterinare ADIS dhe WOAH, për konfirmimin e prezencës se sëmundjes Mortaja Afrikane e Derrit në regjionin Osjecko Baranjska, Vukovarsko Srijemska të Kroacisë. Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë në mbështetje të Ligjit të Veterinarisë, nga sot datë 23.07.2025 vendos masën e ndalës se përkohshme të importi të kafshëve të gjalla të llojit të derrit, produkteve, nënprodukteve dhe materialit gjenetik të derrit. Me qellim parandalimit të përhapjes se sëmundjes në vendin tonë”, vijon njoftimi./Arbresh.info
Tre trajnerët që mund ta zëvendësojnë Guardiolën te City, në...
Vala e fortë e të ftohtit, 13 të vdekur në Nju Jork nga hipo...
LDK prish koalicionin me VV-në në Mitrovicë
Interesi në rritje për rajonin, Trump pritet të vizitojë Gre...
Humbje e hidhur e Romës, bie nga top katërshja
Parashikimi i motit për nesër