Ministria e Punëve të Jashtme e Kosovës ka filluar procesin e dërgimit të diplomatëve si përfaqësues të Kosovës në organizatat ndërkombëtare, ku është e anëtarësuar edhe Kosova.
Pas anëtarësimit në Qendrën për Bashkëpunim për Sigurinë “RACVIAC”, me seli në Zagreb, Kosova tash e tutje do të ketë përfaqësuesin e saj në këtë organizatë të rëndësishme rajonale.
RACVIAC është themeluar në vitin 2000 si qendër rajonale për kontrollin e armatosjes dhe nxitjen e dialogut dhe bashkëpunimit në çështjet e sigurisë në Evropën Juglindore me qëllim që të promovojë masa për ndërtim të sigurisë dhe zgjerim të bashkëpunimit në rajonin e Evropës Juglindore.
Emërimi i diplomatit të karrierës, Bujar Maxhuni, do të koordinojë dhe intensifikojë bashkëpunimin e Kosovës me këtë organizatë, mëson KosovaPress.
Kosova u bë anëtare me të drejta të plota e kësaj organizate në tetor të vitit 2014, duke iu bashkuar 8 shteteve të tjera anëtare të rajonit si Shqipëria, Bosnja, Kroacia, Maqedonia, Mali i Zi, Rumania, Serbia dhe Turqia.
Kosovarë të shu mtë kanë punuar në të kaluarën e vazhdojnë të punojnë për organizata ndërshtetërore, mirëpo si të kontraktuar nga organizata dhe asnjëherë si diplomatë të deleguar nga shteti i tyre.Kjo është një risi për shërbimin diplomatik dhe politikën e jashtme të Kosovës, i cili gjatë këtij viti është fokusuar veçanërisht në zgjerimin dhe konsolidimin e angazhimit shumëpalësh.
Vedat Muriqi më i miri në Evropë për gola me kokë, barazon n...
Stuhia godet Portugalinë, shkon në 16 numri i viktimave
Konferenca e sigurisë në Mynih nxori në pah dallimet SHBA-Ev...
Nga Trump dhe Starmer, te Bill Gates dhe Kim Kardashian, Pro...
Zemra e njeriut mund të rigjenerojë qelizat e veta muskulore...
Napoli dhe Roma ndajnë pikët në derbin e javës në Serie A