Në 24 orët e fundit në Kosovë janë regjistruar vetëm 7 raste të reja me Covid-19, ndërsa janë gjithsej 326 raste aktive. Gjendja stabile mesa i përket pandemisë ka bërë që të lehtësohen disa prej masave para disa javëve, por në shtetet fqinje numrat janë shumë më të mëdhenj.
Vetëm gjatë 24 orëve të fundit, në Serbi, Kroaci dhe Maqedonia të Veriut numrat e vdekjeve kanë kaluar numrat dyshifrorë.
Serbia ka pasur 59 raste të vdekjeve gjatë 24 orëshit të fundit teksa numëron plot 70,516 aktive me koronavirus.
Mali i zi ka 6 raste të vdekjeve dhe 3,572 aktive në një shtet që ka popullsi të vogël.
Maqedonia e Veriut vazhdon të ketë numra të lartë me Covid. Gjatë 24 orëve të fundit ka pasur 18 raste të reja të vdekjeve dhe janë gjithsej 8,535 raste aktive me Covid.
Shqipëria nuk ka regjistruar asnjë raste me Covid gjatë 24 orëve të fundit për herë të parë pas disa javëve teksa janë 8,175 aktive me koronavirus.
Kroacia pati 60 raste të vdekjeve të shkaktuara nga Covid e ka 33,708 raste aktive. /arbresh.info
Netanyahu do të zgjerojë pushtimin izraelit në Libanin jugor
Rama publikon pamje: Mbi 1 mijë vizitor në Muzeun e Krujës v...
Nesër mblidhet Kryesia e Kuvendit, këto janë pikat e rendit ...
Rama për shembjen e rrugës: Kemi pezulluar nga puna inspekto...
Bashkimi shënon fitore bindëse ndaj Yllit
Qeveria nesër mban mbledhje, në rend dite shpërblimi i futbo...