Ministri në detyrë i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka bërë të ditur se i është hequr shtetësia e Republikës së Kosovës shtetasit Nikola Vujoviq, me arsyetimin se ka rrezikuar sigurinë kombëtare duke shërbyer si pjesëtar i forcave policore të Serbisë.
Në njoftimin e bërë publik nga ministri Sveçla, thuhet se Serbia ka punësuar shtetas të Kosovës brenda institucioneve të saj të sigurisë dhe inteligjencës, çka përbën, sipas tij, shkelje të ligjeve të Kosovës dhe një përpjekje për destabilizim të brendshëm.
‘Bazuar në legjislacionin tonë përkatës për shtetësi, aktet nënligjore dhe rekomandimet e institucioneve përkatëse, sot kam marrë vendim për privimin nga shtetësia e Republikës së Kosovës për Nikola Vujović, për rrezikim të sigurisë sonë kombëtare si pjesëtar i forcave policore të Serbisë. Nuk mund dhe nuk do ta tolerojmë në asnjë formë cënimin e sigurisë kombëtare të Republikës së Kosovës nga kushdo qoftë. Kosova është vendi i gjithë shtetasve tanë dhe nuk do të tolerohet që asnjëri të bëhet instrument i minimit të shtetësisë së saj”, tha ai./Arbresh.info
Osmani reagon pas dy sulmeve vdekjeprurëse në Kanada
“Plisat” mbështesin protestën e 17 shkurtit: Ata...
Tottenham shkarkon nga detyra trajnerin
Besnik Salihu dënohet me 25 vjet burgim për vrasjen në Dumni...
Kosova dhe Shqipëria synojnë partneritetin doganor, për leht...
“Shok, me siguri nesër përfundon” – mesazhi që Murseli ia dë...