Ambasadori i Kosovës në Bruksel, Agron Bajrami, i është përgjigjur Bashkimit Evropian me tri qartësime sa i përket aksionit të Policisë së Kosovës në mbylljen e strukturave paralele në disa rajone të mërkurën, i cili u bë pa koordinim me Prokurorinë e Shtetit.
Në një postim në “X”, ai ka thënë se ato struktura ishin ilegale të drejtuara nga Serbia, se s’ka marrëveshje mbi ato dhe që aksioni nuk nxiti tensione, shkruan Arbresh.info.
“Sa për sqarim. Nuk ka struktura të mbështetura nga Serbia në Kosovë: këto ishin struktura të paligjshme të udhëhequra nga Serbia. Nuk ka marrëveshje për negocim të së ardhmes së këtyre strukturave. Operacioni i sotëm i Policisë së Kosovës nuk shkaktoi incidente”, ka shkruar Bajrami.
For clarification:
• There are no Serbia supported structures in Kosova; these were Serbia-run illegal structures
• There’s no agreement stipulating negotiations over future of these structures
• Today’s Kosova Police operation didn’t cause any tensionshttps://t.co/EcUq8f4qvB— Agron Bajrami (@AgronBajrami) January 15, 2025
Aksidenti tragjik, ky është 19 vjeçari nga Rahoveci që vdiq ...
Përfundojnë bisedimet e fazës së parë ShBA-Iran
Vjosa Osmani merr pjesë në varrimin e babait të Albulena Hax...
Trump: Po fillojmë procesin e pastrimit të Ngushticës së Hor...
Gazetari shqiptar që vepron në Amerikë: Kjo ishte historia m...
Kurti me deputetë e ministra të VV-së të pranishëm në varrim...