Kosova i ka dërguar porosi Bashkimit Evropian se më nuk do të paguajë asnjë cent për energjinë e shpenzuar në veri.
Një porosi BE-ja do ta marrë në formë zyrtare nga Klaus Toepfer, ish-ministër gjerman i Ambientit, i cili është caktuar ndërmjetësues nga Qeveria Gjermane për të ndihmuar në zgjidhjen e problemit për çështjen e energjisë elektrike ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.
“Ne i kemi kërkuar zyrtarit gjerman që t’ia bëjë kërkesën BE-së që të paguajë shpenzimet e energjisë në muajt e ardhshëm, derisa të gjendet një zgjidhje për bllokadën e marrëveshjes së energjisë, pasi buxheti i Kosovës nuk ka mundësi që të paguajë energjinë e shpenzuar atje. Ne kemi kërkuar që marrëveshja të bëhet sikur për telefoninë”, i ka thënë KTV-së në kushte anonimiteti një zyrtar i lartë i Qeverisë së Kosovës.
Ai ka bërë të ditur se shpresat janë që brenda 3 muajve të zhbllokohet marrëveshja e energjisë.
Qeveria ka refuzuar të japë më shumë informata rreth këtij takimi, pos përmbajtjes së komunikatës së lëshuar.
Zyrtari gjerman është takuar edhe me drejtuesit e KOSTT-it, por as zyrtarët e kësaj kompanie nuk kanë pranuar të japin më shumë detaje.
Shefi i bisedimeve me Serbinë, Avni Arifi, i ka konfirmuar KTV-së se çështja e energjisë do të diskutohet në takimin e ardhshëm mes të dyja vendeve në Bruksel.
BE-ja ka konfirmuar se takimi i ri do të mbahet gjatë këtij muaji.
Marrëveshja e energjisë është një nga marrëveshjet që nuk ka lëvizur fare.
Serbia vazhdon ta bllokojë atë, duke bërë shkelje me regjistrimin e kompanisë serbe në veri të vendit.
Për të njëjtën u dërgua aplikacioni për regjistrim, por që i njëjti ishte në kundërshtim me marrëveshjen e arritur.
Për shkak të kësaj bllokade, Operatori i Sistemit të Transmisionit dhe Tregut nuk po mund të anëtarësohet në Rrjetin Evropian të Transmisionit, pavarësisht kushteve të plotësuara.
Si pasojë e kësaj bllokade, para pak ditësh, Kosova ka shkaktuar problem të madh të energjisë në të gjithë Evropën.
ENTSO-ja ka njoftuar se Kosova kishte tërhequr 113 gigavat energji më shumë sesa prodhimi i energjisë, duke shkaktuar hendek në furnizimin me energjinë.
Si rezultat i këtij veprimi, frekuenca e rrjetit evropian kishte devijuar në gati gjashtë minuta.
Llogaritet se Kosovës i duhen deri në rreth 5 milionë euro për të kompensuar mungesën e energjisë.
Njëri nga tre viktimat që vdiqën në vendin e punës në Vjenë ...
Parashikimi i motit për sot
Pas arrestimit për armëmbajtje, Gimbo tregon gjendjen emocio...
Trumpi paralajmëron tërheqjen nga lufta në Iran
Hoxha bisedon me homologun kroat për sigurinë energjetike pë...
PFL bën historinë në Spanjë, ndërsa Londra pritet të ndizet ...