Ndonëse ankohen se ka pak buxhet për barna, Kosova harxhon më shumë se sa duhet për blerjen e tyre, raporton KTV.
Kjo ndodh për shkak të konkurrencës së dobët në vend, e që mundëson që kompanitë të caktojnë çmime shumë të larta.
Gjetjet e Bankës Botërore flasin se vite me radhë në Kosovë është e njëjta gjendje, ku paguhet më shumë se është e domosdoshme për medikamente.
“Përpjekjet e fundit për ta racionalizuar procesin e prokurimit duhet të vazhdohen për të arritur vlerë më të lartë për paratë e shpenzuara. Konkurrenca e kufizuar nëpërmes tenderëve të hapur, numri i vogël i tregtarëve me shumicë të barnave dhe mungesa e çmimeve referente sugjeron se ka hapësirë për të blerë më shumë me të njëjtën sasi të parasë”, thuhet në raport.
Përfaqësues të shoqërisë civile thonë se kjo situatë vjen për shkak të planifikimit jo të mirë nga zyrtarët, të cilët edhe po i favorizojnë kompanitë e caktuara.
Në Ministrinë e Shëndetësisë pajtohen se tregu i barnave në Kosovë është i vogël për shkak se kompanitë nuk i regjistrojnë ato barna në Kosovë dhe pagesat për taksa i rrisin çmimet.
Kuba ndërmerr masa ekstreme për të përballuar mungesën total...
Ambasada e Kosovës në SHBA do hap dyert për bashkatdhetarët ...
Prehet torta në dasmën e Klodit dhe Elijonës
Zyrtare: Liria ndan rrugët me Liridon Lecin
Tërmet në Kosovë, ja ku ishte epiqendra
Vetura përplaset me kalin në Lushnje, plagoset një person, n...