Policia e Kosovës, përkatësisht Drejtoria për Bashkëpunim Ndërkombëtar Policor, në koordinim dhe në bashkëpunim me institucionet e drejtësisë, të mërkurën dhe sot ka bërë ekstradimin e dy personave, që kërkoheshin me urdhër arreste ndërkombëtare.
I pari është arrestuar dje nga autoritetet gjermane, pasi që kërkohej me urdhër arrest të lëshuar nga institucionet e drejtësisë së Kosovës, për veprën penale ‘lëndim i rëndë trupor’. I dyshuari, pas ekstradimit, u është dorëzuar njësiteve përkatëse të policisë për vazhdim me procedurat tjera ligjore.
Ndërsa sot, është realizuar ekstradimi nga Kosova për në Gjermani i një kosovari të kërkuar nga shteti gjerman për përfshirje në veprat penale ‘vrasje në tentativë’ dhe ‘grabitje.
“Të dy ekstradimet u realizuan bazuar në ligjet në fuqi dhe marrëveshjeve në mes të dy vendeve, si dhe bashkëpunimit të ngushtë në mes të institucioneve të Republikës së Kosovës dhe shtetit gjerman. “
Në 15:00 mblidhet kryesia e kuvendit, në rend dite propozimi...
Gjyqi në Hagë, Kuvendi i Shqipërisë miraton deklaratën për p...
Pak orë para shortit të Kosovës, Ademi në Bruksel takohet me...
Përfundon me Veselin, radhën e ka mbrojtja e Selimit
Mbappe në dyshim për ndeshjen me Real Sociedadin
“Kadri Veseli të shpallet i pafajshëm” – përfundojnë fjalët ...