Ende nuk dihet se kur do të bëhet shndërrimi i Forcës së Sigurisë së Kosovës në Forcat e Armatosura të Kosovës.
Zvarritja e procedimit të amendamenteve për FAK-un në Kuvendin e Kosovës, sipas anëtarëve të Komisionit të Legjislacionit, po ndodh për shkak të kërkesave të deputetëve të “Listës Serbe”.
Deputetët dhe ekspertë të sigurisë kanë dilema të mëdha nëse edhe këtë vit Kosova do të bëhet me ushtri ose jo.
Madje, kryetarja e Komisionit për Legjislacion, Albulena Haxhiu, thotë se është përfolur se amendamentet e FAK-ut do të futen në një pako me Gjykatën Speciale, prandaj nuk i kanë proceduar ato në seancë.
Megjithatë, Haxhiu ka kërkuar nga Ministria e FSK-së që t’ia dërgojë skemën e organogramit të Forcave të Armatosura, para se ato të dalin në seancë për shqyrtim dhe miratim.
Në Ministrinë e FSK-së thonë se nuk mund të dërgojnë organogramin në Komision.
Drejtori i Departamentit për Marrëdhënie me Publikun në këtë Ministri, Ibrahim Shala, thotë për KosovaPress se Kuvendi nuk merret me pjesën organizative dhe strukturën organizative të Forcave të Armatosura të Kosovës.
Edhe në Komisionin për Punë të Brendshme, Siguri dhe Mbikëqyrje të FSK-së, thonë se është e papranueshme që FSK-ja të ketë ndarje etnike, sikurse ka ndodhur me Policinë në veri të vendit. Anëtari i këtij komisioni, Rexhep Selimi, thotë se nuk do ta lejojnë një gjë të tillë.
Ai ka shtuar se as këtë vit Kosova nuk do ta ketë Ushtrinë e saj. E, dilema se Kosova këtë vit do ta ketë Ushtrinë e saj ka edhe eksperti i çështjes së sigurisë, Florian Qehaja. Ai tha se ndërkombëtarët duhet të bëjnë trysni në formimin e Ushtrisë së Kosovës, ashtu si po bëjnë trysni për krijimin e Gjykatës Speciale dhe Asociacionin e komunave serbe.
Ndërkohë, në rekomandimet e dala nga qeveria të datës 5 shkurt 2014, thuhet se tranzicioni i FSK do të bëhet në tre faza. Faza e parë e transformimit në ushtri parasheh periudhën 2014-2016; faza e dytë 2017-2019; dhe faza e tretë gjatë viteve 2020-2024. Po ashtu, në mesin e këtyre rekomandimeve, thuhet se Ministria e FSK-së do të ndërrojë emrin dhe statusin, përkatësisht të emërohet Ministria e Mbrojtjes. /KP/
Eskalon debati në Big Brother VIP Albania 5
Fshehur në ngarkesën me arra, sekuestrohen 435 kg kokainë në...
Rritja e Nico Paz në Serie A, por edhe emra tjerë nuk mbeten...
Vuçiq thotë se ka pritur më shumë nga Trumpi
Shqipëria s’do ta rrisë çmimin e rrymës më 2026, thotë Karak...
Moti nesër dhe ditëve në vazhdim