Në prag të Ditës Botërore kundër Tuberkulozit, e cila në Kosovë organizohet më 24 mars, kanë nisur të mbahen disa aktivitete që kanë të bëjnë me vetëdijesimin e qytetarëve në parandalimin e kësaj sëmundjeje, njofton Klan Kosova.
Kjo e fundit sipas menaxheres kombëtare të tuberkulozit Majlinda Gjocajt, është shumë e nevojshme pasi sipas saj Kosova vazhdon të jetë vendi me më së shumti të prekur nga kjo sëmundje në rajon, pavarësisht se nga viti në vit kemi rënie të numrit të të sëmurëve.
Këtë sipas saj e tregojnë edhe statistikat, ku deri sa në vitin 2001 kishim afër 1 mijë e 500 persona me TBC, në vitin 2015 janë lajmëruar rreth 770 persona me këtë sëmundje.
Gjocaj tha se Tuberkulozi kohëve të fundit po i prekë më së shumti meshkujt dhe kryesisht moshat mbi 60 vjeç.
Shkaktarët e kësaj sëmundjeje sipas saj janë: mënyra e jetesës, varëria, duhanpirja, por edhe fakti që jemi vend që kemi dalë nga lufta.
Gjocaj po ashtu tha se nuk parashihet zhdukje e kësaj sëmundjeje, ndonëse kjo ka ndodhë në disa shtete evropiane për shkak edhe të valës së refugjatëve në shumë vende.
Një i plagosur nga të shtënat me armë në Britani, Policia në...
Ushqimet ideale për një gjumë më të qetë
Agjentë të FBI shkojnë në Havana, hetojnë shkëmbimin e zjarr...
Autizmi rritet deri në katër herë më shumë në 15 vite
Kompjuterët e së ardhmes do të punojnë me dritë
OVL UÇK kundër rritjes së kostos së telefonatave për ish-bas...