Viti 2019 e gjeti Kosovën pa buxhet. Deputetët e Kuvendit të Kosovës e zvarritën Projektligjin për Buxhetin e këtij viti deri në dhjetor të vitit që lamë pas. Tek në fund të vitit mezi e miratuan projektligjin në parim pa votat e deputetëve të dy partive më të mëdha opozitare, Lidhjes Demokratike të Kosovës dhe Lëvizjes Vetëvendosje, shkruan sot Gazeta “Zëri”.
Qëndrimet e opozitës për buxhetin e vitit 2019 kanë mbetur të njëjta si vitin e kaluar. Deputetët opozitarë, ata të Lidhjes Demokratike të Kosovës dhe të Lëvizjes Vetëvendosje, nuk janë lëkundur aspak nga qëndrimet e tyre sa i përket bojkotit të Projektligjit për Buxhetin.
Ndërkohë, përfaqësuesit e partive në pushtet janë të bindur se buxheti do të kalojë në lexim të dytë në janar të këtij viti.
Deputetja e Kuvendit të Kosovës nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, Safete Hadërgjonaj, në një deklaratë dhënë gazetës “Zëri” ka treguar se janë shqyrtuar të gjitha kërkesat që kanë ardhur nga komunat, institucionet e nivelit qendror e deputetët sa i përket buxhetit të këtij viti.
PS kërkon nga Kuvendi i Shqipërisë deklaratë kundër gjykimit...
Kush përfiton nga paga e 13-të? Murati jep detaje
Grabitje e armatosur në një bankë në Tiranë
Gjykata merr vendim për nëntë persona të dyshuar për keqpërd...
Dhuna në protestë/ Prokuroria e Tiranës do referojë në SPAK ...
Zyrtare: Tuchel rinovon kontratën me kombëtaren e Anglisë