Propozimin që Shtetet e Bashkuara të Amerikës të inkuadrohen në fazën e re të bisedimeve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë po shihet si e ngutshme nga Beogradi zyrtar.
Mediet serbe shkruajnë se në rast se BE-ja miraton një kërkesë të tillë, atëherë Serbia automatikisht do të kërkojë që edhe Rusia të jetë në tryezën e dialogut.
E përditshmja “Kurir” shkruan se vizita e presidentit, Vladimir Putin në Serbi do të jetë ekskluzivisht për çështjen e Kosovës. Kjo vizitë pritet të realizohet në muajin nëntor dhe është e 13-ta me radhë ndërmjet dy presidentëve
“Beogradi sigurisht nuk është dakord që vetëm Uashingtoni të jetë një lojtar i ri në Bruksel. Në këtë rast, do të ketë këmbëngulje se në tryezën e bisedimeve të ketë përfaqësuesi edhe nga Moska në mënyrë për të parandaluar një vendim të pafavorshëm për ne”, shkruan ky medium, transmeton Indeksonline
Ndryshe, kryeministri i Republikës, Ramush Haradinaj ka deklaruar se përfshirja e vetme e amerikanëve mund të sjellë rezultat efikas në dialog.
Kërkohet paraburgim ndaj një të dyshuari për krime lufte në ...
Messi shënon me kokë nën tribunën “Leo Messi” në...
Irani pretendon se ka rrëzuar tre aeroplanë amerikanë
Hamza uron Pashkët: Paqe, mirësi, qetësi shpirtërore dhe shu...
Haradinaj kujton masakrat në Rrezallë, Llovcë e Llapqevë: Pl...
Haxhiu bën homazhe në Rezallë: Krimet e Serbisë nuk do të ha...