Java e fundit në Kosovë ka shënuar rritje rekord të rasteve me koronavirus që nga fillimi i këtij viti.Vetëm gjatë ditës së djeshme, janë shënuar 1370 raste dhe një vdekje, shifra më e lartë që nga fillimi i vitit.
Në bazë të disa statistikave të publikuara nga “statista.com”, rezulton se në raportin e publikuar më 13 gusht 2021, Kosova renditet e 13-ta për nga numri i rasteve pozitive me COVID-19.
Mesatarja gjatë periudhës shtatë ditore në Kosovë është 201,3 për 100,000 banorë, shkruan lajmi.net.
Gjeorgjia kishte shkallën më të lartë të rasteve me 799,1 për 100,000 banorë, duke lënë pas Qipron dhe Malin e Zi.Ndërkohë që nga shpërthimi i pandemisë, Rusia ka qenë vendi më i prekur në Evropë me mbi 6.4 milionë raste që nga 8 gushti.
Tash kur numri i rasteve me COVID-19 në Kosovë është rritur, po bëhet vazhdimisht thirrje për vaksinim.
Në raportin e fundit të Ministrisë së Shëndetësisë, bëhet e ditur se janë regjistruar 4 viktima dhe 1 mijë e 96 raste të reja me COVID-19.
Reagon Agim Musshabanaj, prindi që u sulmua nga djali në Deç...
Ushqimet ultra të përpunuara janë po aq të rrezikshme sa cig...
Vlorë: Automjeti përfshihet nga flakët në zonën e Ujit të Ft...
Daçiq jep versionin e Serbisë për arrestimin e Lozhanit, MPB...
Atalanta kalon në gjysmëfinale të Kupës së Italisë, fiton bi...
Amerikanët trajnojnë ushtarët e Kosovës dhe Shqipërisë për i...