Ministri në detyrë i Punës dhe Mirëqenies Sociale, Arban Abrashi, priti ambasadorin e Austrisë në Kosovë, Gernot Pfandler ku u diskutua për bashkëpunimin e shkëlqyeshëm që ka pasur MPMS me Ambasadën e Austrisë në Prishtinë dhe Agjencinë për Zhvillim të Austrisë.
Ministri Abrashi njoftoi ambasadorin për përkushtimin e MPMS-së në adresimin e çështjeve që lidhen me mirëqenien e qytetarëve dhe kërkoi mbështetjen e qeverisë austriake në këtë rrugëtim.
Gjatë këtij takimi u diskutua edhe mbështetja për Agjencinë e Punësimit të Republikës së Kosovës dhe inicimi i negociatave ndërshtetërore për arritjen e një marrëveshje për sigurime sociale.
Shpërthim i fuqishëm në Lezhë, disa biznese dhe vetura të dë...
“Sulmues modern, krijon lehtë avantazhin”, Barcelona e sheh ...
Mitrovica synon transformimin e Liqenit Akumulues në atraksi...
Zelensky viziton Sirinë: Ukraina ofron ekspertizë ushtarake
Raportohet se 15 anije kaluan nëpër Ngushticën e Hormuzit në...
Kupa e Anamoravës 2026