Ministri i Drejtësisë, Hajredin Kuçi u takua me ministrin për Çështje Vendore të Shqipërisë, Bledi Çuçi, më të cilin diskutuan për pikat e përbashkëta të përkushtimit të dy shteteve Kosovë – Shqipëri.
Gjatë takimit u diskutua për fuqizimin e rendit dhe ligjit, ashpërsimin e luftës kundër korrupsionit, si dhe bashkëpunimin në fusha të caktuara, si në legjislacion, ashtu edhe në shkëmbimin e të dhënave mes noterëve, bartjen e evidencave dhe arritjen e marrëveshjeve të përbashkëta në kuadër të iniciativave rajonale dhe globale, thuhet në një komunikate për media nga MD.
“Si dy shtete jemi duke angazhuar dhe përkushtuar për rend dhe ligj, për integrim evropian si dhe integrim të përbashkët rajonal. Bashkëpunimi Kosovë – Shqipëri, i ndihmon tërë rajonit, por në veçanti, i ndihmon popullit tonë pranë integrimeve rajonale dhe si rezultat rajoni duhet ta ketë shembull këtë bashkëpunim”, ka thënë Kuçi.
Ministri Kuçi gjithashtu ka theksuar që është e nevojshme edhe inkurajimi i punës së përbashkët mes prokurorëve të Kosovës dhe Shqipërisë lidhur me investigimin dhe adresimin e krimeve kibernetike dhe atyre financiare.
Në anën tjetër, Ministri Çuçi, ka vlerësuar angazhimet e përbashkëta, në veçanti në luftën kundër korrupsionit si dhe në intensifikimin e bashkëpunimit në mes të pushteteve vendore të këtyre dy vendeve.
Mungesa e institucioneve bllokoi 882 milionë euro nga Plani ...
Kurti uron shqiptarët e “Shame and Money” që fituan çmimin k...
Hoxha: Inteligjenca ushtarake serbe e përfshirë në sulmin në...
AUV njofton se ka hequr nga tregu dy produkte Aptamil për fo...
Shpëton shëndosh e mirë i riu nga Hani i Elezit, e konfirmon...
Shembet muri në Han të Elezit, vetura përfundon nën rrënoja