Komisioni për Legjislacion, Mandate, Imunitete, Rregulloren e Kuvendit dhe Mbikëqyrjen e Agjencisë Kundër Korrupsionit, i kryesuar nga Adnan Rrustemi, kryetar, ka pritur në takim Komisionin për Çështjet Ligjore, Administratën Publike dhe të Drejtat e Njeriut nga Kuvendi i Shqipërisë, të kryesuar nga Klotilda Bushka, kryetare.
Me këtë rast, është nënshkruar marrëveshje bashkëpunimi në mes të dyja komisioneve parlamentare.
Rrustemi, ka thënë se nëpërmjet kësaj marrëveshjeje, synohet të rritet bashkëpunimi, si dhe shkëmbimi i përvojave në mes të dyja vendeve, për të mirën e qytetarëve.

Ai ka thënë se përvoja parlamentare e Shqipërisë është shumë e rëndësishme për Kosovën, përshirë edhe ajo për procesin e vetingut.
Rrustemi, po ashtu, ka falënderuar Shqipërinë për tërë atë çfarë ka bërë për Kosovën, duke vlerësuar se kontributi i saj ka qenë jetik për Kosovën.
Edhe kryetarja Bushka, e ka vlerësuar lart nënshkrimin të kësaj marrëveshje.

Ajo, ka theksuar se pas nënshkrimit të kësaj marrëveshje, të dyja komisionet, ndër tjera do të merren me monitorimin e marrëveshjeve të nënshkruara nga Qeveria e Shqipërisë dhe Qeveria e Kosovës, duke filluar nga lëvizja e lirë e qytetarëve, lëvizja e lirë e mallrave etj.
Në këtë kontekst, Bushka, ka thënë se në të ardhmen synohet të formohen edhe grupe punuese të përbashkëta për mbikëqyrjen parlamentare.
Komisioni për Çështjet Ligjore, Administratën Publike dhe të Drejtat e Njeriut nga Kuvendi i Shqipërisë, po qëndron në Kosovë me ftesë të Komisionit për Legjislacion, Mandate, Imunitete, Rregulloren e Kuvendit dhe Mbikëqyrjen e Agjencisë Kundër Korrupsionit./arbresh.info/

“Jo direkt votim”, PDK kërkon diskutim për buxhetin 2026
Kuvendi miraton 18.6 milionë euro për forcimin e shëndetësis...
Miratohet kredia prej 629 milionë euro nga BE për Kosovën
Foshnja 8-muajshe rezulton pozitive për kokainë në Spanjë, a...
Milano-Cortina 2026, Josie Baff fiton të artën
Miratohet Plani i Rritjes, Kosova do të përfitojë 882 milion...