Kosova dhe Shqipëria kanë realizuar një aksion të suksesshëm së bashku, duke kthyer nga Siria edhe 13 persona.
Këtë e ka bërë të ditur kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, me anë të një postimi në Facebook.
“Jemi kthyer në atdhe 13 shtetas të tjerë shqiptarë nga kampet e ferrit në Siri këtë mëngjes nga Prishtina. Janë 4 gra dhe 9 fëmijë që rikthehen në gjirin e familjes, duke e çuar në 43 numrin e bashkatdhetarëve tanë që shpëtuam që kur e nisëm këtë përpjekje të përbashkët”, thuhet në postimin e Ramës.
Të kthyerit, kanë arritur përmes Aeroportit të Prishtinës teksa aty kishin dalë për t’i pritur edhe ministri i Brendshëm, Xhelal Sveçla dhe homologu i tij shqiptar, Bledar Çuçi. /arbresh.info/
Njëri nga tre viktimat që vdiqën në vendin e punës në Vjenë ...
Parashikimi i motit për sot
Pas arrestimit për armëmbajtje, Gimbo tregon gjendjen emocio...
Trumpi paralajmëron tërheqjen nga lufta në Iran
Hoxha bisedon me homologun kroat për sigurinë energjetike pë...
PFL bën historinë në Spanjë, ndërsa Londra pritet të ndizet ...