Kosova dhe Maqedonia e Veriut rrezikojnë të hiqen së shpejti nga lista e të ashtuquajturave shtete të sigurta, sa i përket pandemisë së koronavirusit.
Sllovenia, si vend kryesues i Bashkimit Evropian, ka përpiluar një listë të re të vendeve, në të cilat duhet të kthehen masat kufizuese sa i takon lëvizjes në BE, për shkak të përkeqësimit të situatës epidemiologjike.
Shtetet anëtare të BE-së do të votojnë në ditët në vijim për miratimin e listës së përditësuar.
Përveç Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut, mësohet se BE-ja ka përfshirë në listën e vendeve të pasigurta edhe Malin e Zi, Izraelin, Shtetet e Bashkuara dhe Libanin.
Në parim, sipas burimeve të BE-së, nga vendet që nuk janë në listën e “vendeve të sigurta” nuk lejohet hyrja në BE, pos në rastet kur udhëtimet janë të domosdoshme.
Po ashtu kufizimet nuk vlejnë për ata që në territorin e ndonjë vendi të Bashkimit Evropian kanë vendbanim ose udhëtojnë zyrtarisht.
Përpara fillimit të sezonit veror dhe pas përmirësimit të situatës epidemiologjike, BE-ja i ka hequr kufizimet e udhëtimit për qytetarët e të gjitha vendeve të Ballkanit Perëndimor.
Deri në pushimet verore, BE-ja i ka përditësuar listat çdo dy javë, në përputhje me situatën epidemiologjike në secilin vend veç e veç.
Kjo praktikë do të vazhdojë tani që institucionet evropiane po i kthehen funksionimit normal, pas pushimeve verore.
Shteteve u jepet statusi i sigurt nëse regjistrojnë maksimum 75 raste të reja me koronavirus në 100,000 banorë, në 14 ditët e fundit.
Në maj, BE-ja ka miratuar të ashtuquajturën “frenë emergjente”, sipas së cilës, ndalimi i udhëtimit për qytetarë të vendeve të caktuara mund të riaktivizohet urgjentisht, nëse situata epidemiologjike përkeqësohet me shpejtësi.
BE-ja ka vendosur kufizime për udhëtimet e parëndësishme për qytetarët e të ashtuquajturve vende të treta qysh në mars të vitit 2020, kur edhe ka shpërthyer pandemia e koronavirusit./REL/
Hoxhaj thotë se është koha për një model të ri bashkëpunimi ...
Çfarë moti do të mbajë këtë fundjavë?
Besimtarët në Prizren falin Bajramin me plisa në kokë
Tri pikat ku Trumpi dhe Netanyahu nuk pajtohen për luftën me...
Gjakovë: Ende i mbyllur dhe me shirit të policisë lokali ku ...
Dy të vdekur në aksidente dhe mbi 2 mijë gjoba në 24 orët e ...