Një delegacion i udhëhequr nga Drejtori i Përgjithshëm i Ministrisë së Bashkëpunimit Rajonal të Izraelit realizoi një vizitë të frytshme në Kosovë, ku u prit nga Sekretari i Përgjithshëm i Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe Ministri i Inovacionit dhe Ndërmarrësisë (MINT).
Gjatë vizitës, u nënshkrua një Memorandum Mirëkuptimi (MoU) me Ministrinë e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës (MESPI) si dhe me Ministrinë e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit (MESTI), për të nisur një Program të Edukimit mbi Ndryshimet Klimatike – një hap i rëndësishëm drejt ndërgjegjësimit mjedisor dhe bashkëpunimit ndërinstitucional.
Lajmin e bëri të ditur ambasadorja e Shtetit të Izraelit në Republikën e Kosovës, Tamar Ziv, përmes një postimi në platformën X.
“U nënshkrua një Memorandum Mirëkuptimi me Ministrinë e Ekonomisë, Sektorit Privat dhe Investimeve Strategjike (MESPI) dhe Ministrinë e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit (MASTI) për të lançuar një program edukimi për ndryshimet klimatike. Delegacioni u takua gjithashtu me drejtues të universiteteve: Universitetit të Prishtinës, UBT-së dhe AAB-së, me qëllim thellimin e bashkëpunimit akademik”, ka shkruar Ziv./rtk
Messi shënon me kokë nën tribunën “Leo Messi” në...
Irani pretendon se ka rrëzuar tre aeroplanë amerikanë
Hamza uron Pashkët: Paqe, mirësi, qetësi shpirtërore dhe shu...
Haradinaj kujton masakrat në Rrezallë, Llovcë e Llapqevë: Pl...
Haxhiu bën homazhe në Rezallë: Krimet e Serbisë nuk do të ha...
Rama: Negociatat me BE-në vijojnë, së shpejti lajme shumë të...