Kryeministri në detyre i Republikës së Kosovës, Isa Mustafa, priti në takim një delegacion të Shtetit të Iowa-s në SHBA, të udhëhequr nga sekretari për Bujqësi, Bill Northey.
Gjatë takimit u bisedua për mundësitë e bashkëpunimit dhe fuqizimin e raporteve speciale ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Iowa-s.
Mustafa i njoftoi për zhvillimet në Kosovë dhe rezultatet e arritura në zhvillimin ekonomik, në arsim dhe në fusha tjera të jetës.
Po ashtu, kryeministri në detyrë Mustafa e njoftoi delegacionin nga Iowa për përkrahjen e fuqishme që Qeveria i ka dhënë sektorit të bujqësisë si dhe reformat e ndërmarra në fushën e arsimit.
Në këtë kontekst, kryeministri në detyrë Mustafa shprehu përkushtimin për thellimin e bashkëpunimit me Iowa-n në këto fusha, duke falënderuar për përkrahjen e rëndësishme që Iowa ka dhënë për FSK-në.
Delegacioni nga Iowa vlerësoi të arriturat në Kosovë, duke shprehur përkrahjen e mëtejme për Kosovën në fushën e bujqësisë, arsimit, përkrahjen e mëtejme për FSK-në dhe përkushtimin për thellimin e bashkëpunimit edhe në fusha të tjera.
Rreth 64 mijë aplikime nga diaspora për votimet e 28 dhjetor...
SHBA i cakton afat 2027-ën Europës që ta marrë drejtimin e m...
Shpërthejnë luftime vdekjeprurëse në kufirin midis Pakistani...
Presidenti i FFK-së, Agim Ademi: Nëse kualifikohemi, ky do t...
Zgjedhjet e 28 dhjetorit, sot afati i fundit për ta ndërruar...
Moti në Shqipëri