Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Memli Krasniqi priti sot në një takim ambasadorin e ri të Hungarisë në Kosovë, Laszlo Markusz, me të cilën ka biseduar për punën e vazhdueshme që po bëhet në fuqizimin e sektorit të bujqësisë, si dhe për prioritetet dhe projektet zhvillimore të MBPZhR-së për këtë vit.
Ministri e njoftoi ambasadorin më hollësisht për programet zhvillimore të MBPZHR-së, në kuadër të të cilave ai tha se kanë shtuar masa të shumta përkrahëse për sektorin e bujqësisë.
Me këtë rast, ministri Krasniqi, e ka falënderuar ambasadorin Markusz për mbështetjen që Hungaria i ka dhënë Kosovës në vazhdimësi për zhvillimin e sektorëve të ndryshëm, e në veçanti edhe në sektorin e bujqësisë. Duke e uruar ambasadorin për detyrën, ministri shprehu gatishmërinë e tij që të thellohet dhe zgjerohet edhe më tej bashkëpunimi mes Kosovës dhe Hungarisë.
Nga ana e tij, ambasadori, Laszlo Markusz rikonfirmoi gatishmërinë e shtetit të tij për të ndihmuar zhvillimin bujqësor të vendit. Ai vlerësoi lartë bashkëpunimin e deritashëm mes dy vendeve në fushën e bujqësisë dhe tregtisë. Ministri Krasniqi dhe ambasadori diskutuan për disa projekte konkrete që mund të bashkëpunohet mes dy vendeve. Të dytë u pajtuan që të ketë komunikim të vazhdueshëm, me prioritet në krijimin e mundësive për bashkëpunim mes afaristëve nga Kosova dhe atyre nga Hungaria.
Anthony Joshua e mban premtimin dhe e mposht me nokaut Jake ...
Nuk ka të lënduar nga zjarri mbrëmë që përfshiu disa lokale ...
Moti në Shqipëri
Sulm me dronë pranë kufirit me Venezuelën, gjashtë ushtarë t...
Putin: Nuk do të ketë më luftë, nëse Perëndimi e trajton Rus...
Bahamas njeh Kosovën, Begaj: Kontribut domethënës për paqen