Në kuadër të Javës së Nivelit të Lartë të sesionit të 79-të të Asamblesë së Përgjithshme të Organizatës së Kombeve të Bashkuara në Nju-Jork, zëvendësministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës së Kosovës, Liza Gashi, u takua me zëvendësministrin e Punëve të Jashtme të Hondurasit, Gerardo Torres Zelaya.
Sipas njoftimit të MPJD-së, në këtë takim, ku u diskutua për thellimin e bashkëpunimit dypalësh, nënshkruan një memorandum mirëkuptimi ndërmjet akademive diplomatike.

“Ky memorandum shënon një hap të rëndësishëm drejt forcimit të marrëdhënieve dypalëshe dhe përfaqëson një veprim konkret në fuqizimin e marrëdhënieve ndërshtetërore, duke krijuar mundësi të reja për shkëmbimin e praktikave më të mira në fushën e trajnimit diplomatik dhe të bashkëpunimit bilateral. Të dy zëvendësministrat u shprehën se ky bashkëpunim do t’i forcojë edhe më tej lidhjet ndërmjet Kosovës dhe Hondurasit”, thuhet në njoftim.
Gjithashtu, u diskutua për fuqizimin e bashkëpunimit në fushën e diasporës, tregtisë dhe investimeve, me fokus të veçantë në fushat e interesit të ndërsjellë. Zëvendësministrja Gashi theksoi përkushtimin e Republikës së Kosovës për intensifikimin e mëtejshëm të marrëdhënieve dypalëshe./Arbresh.info/
Zvicra dislokon 4 mijë trupa në kufi me Francën, e cila pret...
Rama merr pjesë nesër në Samitin “BE–Ballkani Perëndimor” në...
Kusari Lila tregon prapaskenat para recitimit të poezisë nga...
Selimi dhe Konjufca takojnë qytetarët në Klinë, flasin për q...
Sveçla: Përmirësimi i kushteve të punës për zyrtarët policor...
LVV: Mitrovica ia qet pikën 116